Ndërsa kemi dëgjuar premtime nga Samsung, Huawei dhe prodhuesit Kineze si Oppo për lançimin e një telefoni me ekran që paloset, këtë herë është përmendur një lojtar i pazakontë në këtë industri i cili hoqi dorë dy vite më parë nga smartfonët.
Raportohet se Microsoft ka zhvilluar një telefon me ekran që paloset me emrin e koduar “Andromeda”.
Ky produkt thuhet se do të surprizojë industrinë me inovacionin që do të sjellë.
Telefoni që sillet edhe si tablet nuk do të ketë sistemin operativ Windows Phone, por vetë Windows 10-ën e plotë.
Ai do të debutojë në 2019-ën sipas raportit krahas një konsole të re Xbox, një laptopi Surface me procesorë AMD, një Surface Studio të ridizajnuar dhe një konkurrent të iPad Pro 12.9. /PCWorld Albanian