Fury mbërrin i disponuar dhe plot stil, Wilder e ndjek nga televizioni arritjen e britanikut

E publikuar: 02/12/2018 05:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Deontay Wilder në Staples Center të Los Angles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbërritur edhe Tyson Fury.

Britaniku gjatë futjes në arenë dukej plot stil dhe i disponuar, duke treguar se ai është gati për titullin e WBC-së.

E gjithë ecja e Furyt u përcoll nga boksieri amerikan nëpërmjet një televizori në zhveshtoren e tij.

Ky është dueli i të pamposhturve dhe në rast se Wilder fiton, atëherë ai kështu do të mbrojë titullin dhe do t’i hap vetit rrugë për një përballje të mundshme me Anthony Joshuan.

Por, në rast se 33-vjeçari humbet, ai ka drejtën të kërkojë rimeç ndaj Furyt.

Wilder në karrierën e tij ka zhvilluar 40 ndeshje, ku 39 i ka përfunduar para kohe, ndërsa në anën tjetër 30-vjeçari gjithashtu i pamposhtur nga 27 fitore, 19 i ka me nokaut.

Nuk duhet të harrojmë se Fury ka fituar ndaj Wladimir Klitschkos, pra emri i tij tashmë është i frikshëm për boksin botëror. /Telegrafi/