Përditësimi i Tetorit 2018 në Windows 10 e nisi keq debtimin çfarë bëri që kompania të tërhiqte versionin e dytë madhor të vitit përpara se ta risillte në mesin e Nëntor.
Sipas një raporti të AdDuplex, ky version është instaluar vetëm në 2.8% të kompjuterave me Windows 10.
Normalisht kompania nuk e dërgon përditësimin tek të gjithë përdoruesit njëherazi, por ky proces realizohet në valë dhe merr disa javë e pse jo muaj.
Gjatë kësaj periudhe kompania gjithashtu pastron versionin e ri të Windows 10-ës nga probleme të vogla.
AdDuplex gjithashtu ka grumbulluar të dhëna për popullaritetin e tabletëve Surface. Konkretisht Surface Pro 4 dhe Surface Pro 3 janë më popullorët ndërsa Surface Pro 6 ka kapur vetëm 5% të tregut që zotëron kjo linjë.
Ato që nuk po performojnë siç pritej janë laptopët Surface ku modeli më popullor, Surface Laptop, zë vetëm 3.32% të tregut. /PCWorld Albanian