Rose Fleming ishte duke shëtitur në një rezervat kafshësh të egra në Masai Mara të Kenias, ku takoi dy luajë që dukej sikur qeshnin mes vete.
Eksperiencën e dyshes që padyshim ishin në humor shumë të mirë, ajo e kishte përshkruar si ‘tmerrësisht të mahnitshme’ dhe që vështirë mund të përsëritet, transmeton Telegrafi.
“Ngjajnë sikur miqtë e vërtetë, që kthehen paksa të dehur nga kafeneja” si dhe “dëgjuan barsoletën më të mirë ndonjëherë, si të mos qeshnin”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Qeshja e luanëve
Pos shprehjes që kishin në fytyrë edhe paraqitja e tyre së bashku është shumë e rrallë, sepse janë kafshë shumë territoriale dhe nuk janë aspak të shoqërueshëm. /Telegrafi/


















