Rusia paditi gjigandin e motorit të kërkimit Google sepse kishte dështuar ti përgjigjej kërkesave të autoriteteve për të hequr disa përmbajtjet nga rezultatet e kërkimit.
Lajmin e dha autoriteti Rus i komunikimeve elektronike i cili kërkon të gjobisë me 10,450 dollar Google.
Autoriteti tha gjithashtu se gjigandi Amerikan nuk është regjistruar pranë autoriteteve përkatëse për listën e uebsajteve të ndaluara nga Moska Zyrtare e cila beson se përmbajnë informacione të jashtëligjshme.
Një vendim përfundimtar do të jepet në Dhjetor.
Në pesë vitet e fundit Rusia ka implementuar ligje strike interneti që kërkojnë nga motorët e kërkimit të fshijnë rezultate kërkimi, nga platformat e komunikimit çelësat e enkriptimit dhe nga rrjetet social ruajtjen e të dhënave të qytetarëve Rus në Rusi. /PCWorld Albanian