Apple dorëzoi kurorën si kompania më me vlerë në botë për pak minuta ditën e Hëne.
Një rënie e vlerës së aksioneve të prodhuesit të iPhone në javët e fundit ka bërë që kompania të parakalohet nga rivali i përbetuar Microsoft për herë të parë pas 8 vitesh.
Vlera e Apple ra në 812.60 miliardë dollarë poshtë Microsoft i cili vlerësohej mesditën e sotme me 812.93 miliardë dollarë.
Kompania ka humbur 300 miliardë dollarë në vlerë pas rekordi prej 1.1 trilion dollarësh arritur në fillim të Tetorit.
Hera e fundit që Microsoft vlente më shumë se Apple ishte 2010-ta.
Aksionet e Apple kanë rënë pas shqetësimeve se shitjet e iPhone do të jenë më të dobëta sesa kompania kishte parashikuar. /CIO Albanian