Xavi: Nuk e shoh Neymarin të rikthyer te Barcelona   

E publikuar: 23/11/2018 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka thënë se nuk e sheh sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar, të rikthehet në Camp Nou.

Është sugjeruar gjatë javëve të fundit që Neymar do të ri-nënshkruajë për Barcelonën verën e ardhshme.

Por, kështu nuk mendon edhe mesfushori shumëvjeçar i Barcelonës, Xavi, i cili ka thënë se nuk e sheh Neymarin të rikthyer në Camp Nou.

“Pfft, nuk e shoh, nuk e shoh, nuk e shoh, mendoj se nuk do të funksionojë mirë, nuk e shoh në asnjë mënyrë”, ka thënë fillimisht Xavi për mediat spanjolle.

Xavi dhe Neymar Jr (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

“Kam lexuar shumë shtyp sepse unë jam i përditësuar me gjithçka në futboll, por shoh zero shanse që Neymar mund të kthehet në Barcelonë”.

“Por, por, ai më duket mua një futbollist ‘bombë’”.

“Nëse ai vendos energjinë, maturinë dhe punon, ai do të jetë i afërt me Messin dhe Ronaldon”.

“Ai është i kualifikuar për të qenë vendimtar, por kjo varet nga ai”, përfundoi legjenda e Barcelonës. /Telegrafi/