Kosova mban stërvitjen e fundit, djelmoshat gati për ndeshjen me Maltën

E publikuar: 17/11/2018 05:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djelmoshat e Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maltën, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Trajneri Bernard Challandes e ka mbajtur skuadrën të fokusuar në stërvitje, larg mediumeve, duke ua bërë me dije rëndësinë e ndeshjes.

Challandes ka punuar në skemat taktike që do të përdoren në këtë ndeshje.

Skuadra është e kompletuar për ndeshjen ndaj Maltës.

Mërgim Vojvoda  që ka qenë më në dyshim për ndeshje, tani është mirë dhe i gatshëm për tu paraqitur nga minuta e parë.

Stërvitja ka zgjatur normalisht, ndërsa është provuar edhe formacioni që do të startojë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës zhvillohet në Stadium nacional ‘Ta’ Qali’ të Vallettas.

“Dardanët” në ndeshjen e rëndësishme do ta zhvillojnë nesër (e shtune) nga ora 18:00 në kuadër të Grupit 3, Liga D në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/