Shikoi me kujdes derisa u largua pronari, për t’ia pirë birrën nga gota (Foto)

E publikuar: 14/11/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jake Pulford po udhëtonte me autobus nëpër Belfast të Irlandës, ku pa një skenë të pazakontë dhe shumë qesharake.

Në momentin që pronari u largua prej tavolinës së tarracës, qeni u ngjit me dy këmbët e përparme dhe pasi shikoi me kujdes derisa ai u largua, nisi t’ia pinte birrën nga gota, transmeton Telegrafi.

Qeni duke pirë birrë

“Kur e lëpiu për herë të parë u dëshpërua, por vazhdoi dhe më të tutje sepse po i pëlqente. Dukej se nuk po e pinte për herë të parë”, ka shkruar Pulford në imazhin e shpërndarë.

Shikimi se a po kthehet pronari

Të pranishmit që e shikuan ngjarjen, u larguan pa e ditur nëse e përfundoi birrën para se të kthehej pronari i qenit, sepse autobusi e vazhdoi rrugën. /Telegrafi/