Samsung kishte premtuar lançimin e telefonit me ekran me palosje në konferencën e zhvilluesve dhe Google është aty për ta ndihmuar.
Kompania tha se Android-i do të funksionojë tek pajisjet me ekrane që palosen dhe aplikacionet e ndërfaqja e sistemit operativ do të adaptohen tek këto lloj pajisjesh.
Konkretisht ndërsa shikoni një film në formatin tablet, ai do të adaptohet në formatin e telefonit kur pajisja paloset.
We just announced support for foldables at #AndroidDevSummit, a new form factor coming next year from Android partners.
Android apps run seamlessly as the device folds, achieving this form factor’s chief feature: screen continuity. pic.twitter.com/NAfOmCOY26
— Android Developers (@AndroidDev) November 7, 2018
Google ka nisur punën me disa prodhues që janë duke zhvilluar harduerë të ngjashëm dhe Samsung është një prej tyre.
Ditën e djeshme gjigandi Korean prezantoi konceptin ndërsa telefoni do të debutojë në fillim të 2019-ës.
Adoptimi i një koncepti të tillë mund ta ndihmojë Google me fragmentimin e Android-it.
Prej vitesh zhvilluesit kanë qenë të detyruar të zhvillojnë aplikacione për ekrane të madhësive të ndryshme duke shtuar punën e tyre. /PCWorld Albanian