Xiaomi njihet për aksesorët e thjeshtë dhe me kosto të ulët por gjithashtu edhe për telefonët.
Produkti më i fundi i kompanisë janë kufjet wireless 30 dollarëshe të cilat quhen AirDots dhe esencialisht janë një kopje e kufjeve të Apple AirPods.
Ato kushtojnë 29 dollarë dhe vinë me Bluetooth 5.0 por me shumë gjasa nuk maten dot me cilësinë dhe performancën e AirPods.
Produkti më i afërt me kufjet e Apple janë të të Oppo të cilët shiten për 100 dollarë.
AirDots kryejnë të njëjtat funksione me AirPods.
Duke u shtuar konkurrenca, kostoja e kufjeve wireless do të bjerë dhe mbase një ditë do të përfshihen edhe në paketimin e telefonëve.
Për shembull karikuesi wireless 15 dollarësh i Xiaomi i cili fillimisht shitej veçmas tashmë vjen bashkë me Mi Mix 3. /PCWorld Albanian