Apple ka kërkuar nga prodhuesit e iPhone, përkatësisht dy kompanitë Tajvaneze Foxconn dhe Pegatron, të ulin prodhimin e iPhone XR raportoi gazeta financiare Nikkei.
Aksionet e Apple ranë me 4% menjëherë pas raportit nxitur nga shqetësimet se iPhone XR po përballet me kërkesë të ulët.
Duke cituar zinxhirin furnizues të kompanisë, Apple kërkoi nga Foxconn i cili zotëron 60% të fuqisë prodhues të ulët në 45%.
Apple është konsumatori më i madh i Foxconn.
Raporti i Nikkei vjen pak ditë pas Apple tha se shitjet për tre mujorin e ardhshëm do të jenë poshtë pritshmërive të Wall Street.
Në Qershor i njëjti publikim kishte paralajmëruar se këtë vit kompania do të shesë 20% më pak iPhone sesa një vit më parë. /PCWorld Albanian