Më 6 Nëntor ICTSlab mirëpret maratonën e takimeve “Creative and Cultural Industries and Vocational Skills” organizuar nga Albanian Skills

E publikuar: 02/11/2018 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga data 6 Nëntor deri më 19 Dhjetor Tirana mirëpret maratonën e takimeve “Creative and Cultural Industries and Vocational Skills.”


Aktivitetet organizohen në kuadër të European Vocational Skills Week, një iniciativë e Komisionit Evropian.

Në Shqipëri ata do të sillen nga Albanian Skills, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në aktivitete që nxitin dhe mbështetin kualifikimin profesional.


I pari do të mbahet pranë qendrës më e re e inovacionit në Tiranë, ICTSlab, më 6 Nëntor.

Themeluar në Prill të 2018-ës si pjesë e vizionit të shtëpisë botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia, ICTSlab është një laborator multifunksional me në fokus edukimin, inovacionin dhe sipërmarrjen do të përgatisë rinjtë shqiptarë për sfidat e reja të këtij shekulli.

Në këtë qendër të debatit të parë do të jetë industria e lojërave, me përfaqësueses dy startupe nga Tirana, UnniTech dhe UnniGames të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre me pjesëmarrësit, dhe përse lojërat janë instrumenta të mirë të të nxënit.

Seritë e debateve dhe diskutimeve që do të pasojnë me të ftuar sipërmarrës të njohur dhe shpikës, do të kenë në vëmendjen eksplorimin e hendeqeve ne shkathtësitë profesionale qe industritë kreative dhe kulturore kërkojnë si dhe inkurajimin e një edukimi alternativ dhe inovative.

Aktivitetet do të mbahen përgjatë datave 6 Nëntor, 14 Nëntor, 22 Nëntor, 26 Nëntor, 6 Dhjetor, 11 Dhjetor dhe 19 Dhjetor.

European Vocational Skills Week 2018 organizohet në datat 5-9 Nëntor me 1122 aktivitete46 vende Evropiane. Kjo ngjarje ka për qëllim të promovojë zhvillimin e aftësive profesionale dhe rritjen e mundësive të punësimit.

Më shumë informacion rreth eventeve që Albanian Skills do të organizojë në Tiranë do të gjeni përmes rrjetit social Facebook: https://www.facebook.com/events/2240634076207589/?notif_t=plan_user_invited&notif_id=1541140176002558 /PCWorld Albanian