Sistemi i njohjes së robotëve në internet “reCAPTCHA” u lançua për herë të parë nga Google në 2007-ën.
Ky sistem kishte në përbërje herë imazhe e herë kuti të vogla që klikoheshin për të provuar që jemi njerëz dhe jo botë.
Tani e tutje këto mekanizma nuk do të jenë më falë versionin e të tretë të reCAPTCHA i cili eliminon nevojën për ndërveprimin e përdoruesit.
Ky version i ri vihet në funksion në sfondin e uebsajtit dhe sipas sjellje në uebsajt përcaktohet nëse kemi të bëjmë me një njeri apo bot.
Sipas sjelljes së përdoruesve do të jepen pikë nga 0.1 deri në 1 dhe administratorët e uebsajti do të vendosin sesi sajti duhet të përgjigje në varësi të rezultatit pozitiv apo negativ.
Ky është lajm i mirë për administratorët që do të kenë më shumë kontrollon mbi mënyrën sesi sajtet sillen në rast të trafikut të pazakontë. /PCWorld Albanian