CEO i JP Morgan Jamie Dimon tha se “nuk i plas fare” për bitcoin. Gjatë një konference ditën e djeshme ai theu heshtjen e komenteve të bëra vitin e kaluar ku e quante bitcoin mashtrim.
Në Shtator të vitit të kaluar ai tha se bitcoin nuk ka për të përfunduar mirë dhe dikush do të “vritet.”
Në Janar ai u tërhoq disi nga komentet e hershme duke theksuar potencialin e teknologjisë blockchain.
Pavarësisht komenteve negative të CEO-s, JPMorgan është një prej investitorëve më të mëdha në teknologjinë blockchain.
Ditën e djeshme bitcoin festoi 10 vjetorin e themelimit. /PCWorld Albanian