Një lëvizje e cila është kundër bashkëthemeluesve të WhatsApp, Facebook po përgatitet të lançojë reklamat në aplikacionin shumë popullor të komunikimit.
Reklamat së shpejti do të shfaqen në historitë e WhatsApp siç edhe kompania u referohet “Status”.
“Do të vendosim reklamat në WhatsApp Status,” mësohet të ketë thënë kompania për The Economic Times.
Me largimin e dy bashkëthemeluesve Brian Acton dhe Jan Koum, CEO i Zuckerberg tashmë e ka rrugën e lirë në WhatsApp, aplikacion të cilin e bleu për 19 miliardë dollarë në 2014-ën.
Ju pëlqen apo jo, Status është një mundësive të arta të Facebook për të gjeneruar të adhura. Numri i përdoruesve të WhatsApp Status e ka kaluar atë të Snapchat. /PCWorld Albanian