Samsung postoi 15.45 miliardë dollarë fitim operativ për tre mujorin e tretë të vitit duke vendosur një rekord të ri për konglomeratin Koreano-Jugor.
Në vitet e fundit kompania ka kaluar tre mujor pas tre mujori të shkëlqyer për financat.
Divizioni mobil pati 22 miliardë dollarë të ardhura prej të cilave vetëm 1.9 miliard dollarë fitim.
Rënia e fitimit nga biznesi mobil mund ti atribuohet rënies së shitjeve të telefonëve të rangut të mesëm dhe rritjes së kostos së marketingut.
Samsung e di se një konkurrencë akoma më e egër e pret në segmentin e lartë. Shitjet e flagshipëve kanë rënë me ardhjen e alternativave nga prodhuesit Kinez të cilët japin çmime më të arsyeshme.
Në 2019-ën kompania synon të forcojë pozitat në këtë biznes me lançimin e telefonëve me palosje dhe atyre 5G.
Gjigandi Korean gjithashtu do të shesë ekrane fleksibël OLED për makinat dhe laptopët. Rritja e kërkesës për ekranet OLED ka shtuar fitimin.
Një prej burimeve kryesor të fitimit të Samsung, ai i çipeve të memories, do të bjerë parashikon kompania. /PCWorld Albanian