Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Liridon Uruqi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Uruqi akuzohet për vrasjen e Fatlind Arifit, më 28 korrik të 2018-s, në Bresalc të Gjilanit. Arifi ishte qëlluar me armë në anën e majtë të kraharorit.
Foto: Vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja
Aktakuzë për vrasjen e rëndë në Bresalc të Gjilanit
Vritet një 22 vjeçar në Gjilan, arrestohen dy vëllezër
Dëshmitarët thonë se vrasja e 22-vjeçarit në Bresalc ndodhi aksidentalisht, po hetohen motivet
Një muaj paraburgim vrasësit të 22 vjeçarit në Gjilan
Sipas prokurorisë, i pandehuri më pas kishte kryer edhe veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Gjithashtu, i pandehuri me dashje, të njëjtën armë ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles. Në këtë mënyrë, ka kryer edhe veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.
I pandehuri akuzohet edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjilan që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit të të pandehurit.