Presidentja kroate përsëri “pushton” mediat sociale – momenti kur ajo luan rolin e “frizeres” (Video)

E publikuar: 27/09/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sikurse edhe më parë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq është vënë në vëmendje të mediave sociale.

Dhe kësaj radhe, ajo nuk ka zënë këtë vend për ndonjë deklaratë politike, apo për veshjen e saj.

Bëhet fjalë për një moment kur ajo shihet duke ndihmuar një gazetare kroate që të rregullojë flokët e saj.

Kjo, sipas mediave ka ndodhur në një moment kur Grabar Kitaroviq po bëhej gjithashtu gati për një lidhje direkte nga Nju Jorku. /Telegrafi/