Zenel Zeneli nga fshati Bardhosh i Prishtinës mban dy plumba të gomës në trupin e tij. Por, njëri që i shkakton probleme shëndetësore është aq afër zemrës saqë mjekët e kanë të pamundur largimin e tij.
Një storje e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, tregon se Zeneli ishte plagosur më 10 shkurt të vitit 2007 derisa po merrte pjesë në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Atij i ishte dashur kohë e gjatë për shërim një pjesë të së cilit e kishte mbuluar misioni i UNMIK-u.
Shikojeni storjen e personit që jetoi për 11 vjet me plumb gome: