Griezmann: Tashmë jam në nivel me Messin dhe Ronaldon

E publikuar: 17/09/2018 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antoine Griezmann pretendon se ai është në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, ndërsa synon fitimin e Topit të Artë, edhe pse e pranon se mund të përmirësohet në lojën e tij.

Ylli francez që fitoi Kupën e Botës nuk u gjend në listën e tre finalistëve për çmimin më të mirë të FIFA-s, fituesi i të cilit do të shpallet më 24 shtator, por megjithatë ndjehet i sigurt për shanset e tij për t’u emëruar lojtari më i mirë në botë më vonë.

Në kontrast me çmimin e FIFA-s, fituesi i Topit të Artë përcaktohet nga votat e gazetarëve dhe Griezmann e përshkroi këtë si çmimin më prestigjioz.

“Mendoj se Topi i Artë ka më shumë prestigj dhe histori. Ka edhe tre muaj të mbetur për të dhënë gjithçka”, ka thënë fillimisht Griezmann për gazetën AS.

“Është e qartë se unë jam një lojtar tjetër nga Cristiano Ronaldo, Messi, Neymar ose [Kylian] Mbappe, por jam në krye, dhe mund të përmirësohem ende”.

“Kërkoj të jem sa më i kompletuar që është e mundur. Nuk do të shënoj 50 gola, por jam duke kërkuar të ndihmojë në sulm dhe për të punuar për ekipin”.

“Mendoj se tashmë rri aty ku janë Messi dhe Cristiano. Unë e di se lojtarët e tjerë do të vijnë me siguri”.

“Dua të përmirësohem, dua të fitoj dhe dua të vazhdoj kështu, duke luajtur në këtë mënyrë”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/