Mbyllet ‘Rasti Modric’, nuk ka ndjekje nga FIFA për Interin

E publikuar: 03/09/2018 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk do të ketë asnjë ndjekje ligjore nga FIFA për klubin italian, Interin, në lidhje me akuzat për afrim të paligjshëm ndaj mesfushorit kroat, Luka Modric.

Emri i Modric ka qenë njëri ndër më të lakuarit në afatin kalimtar të verës në lidhje me një largim nga Real Madridi.

Shumë media e jepnin të kryer transferimin e tij te gjiganti italian, Interi, me të cilët u raportua se kanë edhe marrëveshje personale.

Megjithatë, afrimi i Interit me lojtarin kroat bëri që Mbretërit ta denoncojnë klubin italian në organet e FIFA.

Real Madridi kishte raportuar Interin te FIFA, duke pretenduar se Nerazzurrët kishin shkelur Nenin 18 të Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve në lidhje me Modricin.

Por, FIFA e ka pastruar Interin nga çdo keqbërje pasi Real Madridi i akuzoi ata për afrimin e paligjshëm të kroatit.

Sipas Gazzetta dello Sport, nuk do të merren më veprime nga FIFA pas dëgjimit të llogarive të të dy klubeve dhe vetë mesfushorit. /Telegrafi/