Liverpooli ka shënuar edhe golin e dytë në udhëtim te Leicesteri.
Ishte fundi i pjesës së parë kur pas një gjuajtje nga këndi mysafirët gjetën golin e dytë.
Pas një harkimi të bukur, ishte Roberto Firmino ai që realizoi për 2-0 me kokë.
Liverpooli fillimisht kaloi në epërsi me anë të Manes pas 10 minutash lojë.
Kështu, The Reds janë shumë afër që të realizojnë fitoren e radhës të tyre. /Telegrafi/
Roberto Firmino makes it 2-0 to Liverpool. pic.twitter.com/yQuRUXErYC
— Foot Mercato (@Footy_Mercato) September 1, 2018


















