Zyrtare: PSG nënshkruan me Bernatin e Bayernit

E publikuar: 01/09/2018 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germani ka konfirmuar transferimin e Juan Bernat nga Bayern Munichu.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë për tri vjet me klubin francez.

Ai ka përfunduar një bashkëpunim katërvjeçar me bavarezët duke u pajtuar me gjigantët e Ligue 1 deri në vitin 2021.

Bernat ishte e sigurt se do të largohej nga Bayerni në mesin e spekulimeve për transferime tjera nga Bayerni.

PSG dhe gjiganti gjerman kanë qenë të përfshirë në bisedime edhe për Jerome Boatengun, bisedime të cilat nuk u konkretizuan./Telegrafi/