Një nga lajmet që bëri më së shumti bujë mbrëmë ishte takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me atë të Serbisë në Alpbach të Austrisë, Aleksandar Vuçiq. Një lexues i Gazetës Express, pati një koment interesant për Thaçin, por edhe për Vuçiqin.
Një lexues i Gazetës Express, në lajmin se “Vuçiq ia bën qejfin Thaçit në Austri: Hashimi është politikan më i mirë se unë”, ka shkruar një koment tejet interesant.
“Me kandidu Hashimi për kryetar të Serbisë, pasha Zotin fiton. Më shumë ka bo mirë Hashimi për shkije se sa ti o Vuçiq”, ka shkruar ai, derisa ka marrë më shumë se 200 pëlqime në koment.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dje ka thënë se homologu i tij, Hashim Thaçi, është politikan më i mirë se ai, duke shtuar se për dallim nga Thaçi, ai nuk flet për detajet apo procesin e negocimeve.
Ai këtë deklaratë interesante e dha në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri, si pjesë e një paneli të përbërë po ashtu nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ai slloven, Borut Pahor, si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn./Express/