Napoli 3-2 Milan, nota e Hysajt dhe të tjerëve

E publikuar: 25/08/2018 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Milanit në ndeshjen e javës së dytë të Serie A, pasi nga 0-2 në fund triumfuan me rezultat 3-2.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka arritur të marrë fitore të madhe ndaj ekipit të Gennaro Gattusos dhe kështu tani ka dy fitore nga dy ndeshje të luajtura.

Golat në këtë takim u shënuan nga Piotr Zielinski (53′, 67′) dhe Dries Mertens (80′) për vendasit, ndërsa për Milanin shënuan Giacomo Bonaventura (15′) dhe Davide Calabria (49′).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori i vendasve, Allan, i cili u notua me 8.9, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin David Ospina, i cili u vlerësua me 5.7.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj që pati një paraqitje shumë të mirë duke u notuar me 7.0. /Telegrafi/  

Napoli:

Vlerësim të lartë patën edhe Zielinski dhe Callejon

Milan:

Te Milani dështuan Romagnoli dhe Higuain