Inspektorati i Policisë së Kosovës ka filluar hetimet për policët që ishin në detyrë në rastin kur është paraqitur kërcënimi që Pjeter Nrecaj i kishte bërë gruas së tij, e ku më pas i njëjti kishte vrarë bashkëshorten dhe vajzën.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Arben Vrajolli nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.
“Mund të konfirmoj se hetimet kanë filluar, ndërkaq që detaje të tjera ende nuk mund të japë”, ka thënë Vrajolli.
E lidhur me këtë kanë reaguar edhe udhëheqësit shtetëror të Kosovës.
Madje ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se ata që treguan neglizhencë në kryerjen e detyrave të tyre, do të dalin para përgjegjësisë.