E papritura në xhirime, këngëtarja ‘rrezikon’ emisionin!

E publikuar: 18/05/2018 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të martën e kaluar ajo dhe blogeri i njohur Olti Curri kanë qenë të ftuar në programin “MasterChef Albania Junior” ku janë ‘vënë në garë’ sëbashku me konkurrentët e vegjël. Por bashkimi i kësaj dyshe ka dhuruar mjaft situata komike në kuzhinën e shefave të vegjël. 

Madje në një video ku shfaqen në backstage Marsela dhe Olti kanë qeshur aq shumë me njëri-tjetrin sa nuk kanë mundur të vijojnë xhirimet për disa minuta rresht. 

Dy personazhet e njohur të cilët shquhen për dashurinë e tyre për ushqimin nuk i kishim parë teksa gatuanin, madje ata kanë mundur të bëjnë vetë edhe pasta të freskët. 

Mirëpo fundi i garës nuk ka qenë i mirë për “konkurrentët” e rinj surprizë pasi u “eliminuan” nga kuzhina e “MasterChef Albania Junior”./Gazeta Express/