Stafit të IBM i është ndaluar përdorimi i USB-ve, kartave SD dhe pajisjeve të jashtme të memories.
Frika nga humbje financiare dhe dëmtim të reputacionit çoi në implementimin e një mase të tillë.
Stafi i IBM do të transferojë të dhënat duke përdorur një rrjet të brendshëm.
Prej kohësh përdorimi i pajisjeve të jashtme ishte i ndaluar për disa departamente të IBM, por tani do të aplikohet për stafin në mbarë botën.
Ekspertët e sigurisë e vlerësuan vendimin e IBM sepse sipas tyre përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë.
Ndalimi vjen pak ditë përpara se ligjet Evropiane për mbrojtjen e të dhënave të hyjnë në fuqi.
Nëse organizata nuk përmbushin kriteret e GDPR, ata mund të përballen me gjoba marramendëse. /PCWorld Albanian


















