Çfarë ka të re me Ubuntu 18.04

E publikuar: 07/05/2018 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e kaluar Canonical publikoi Ubuntu 18.04 LTS me emrin e koduar Bionic Beaver, versioni më i fundi me mbështetje afat i gjatë i sistemit operativ Linux më popullor në botë.

Canonical bëri një kthesë 360 gradëshe me planet e saj sa i takon ndërfaqes krahasuar me Ubuntu 17.10 duke i dhënë lamtumirën ndërfaqes Unity dhe temës Ambience si dhe përqafuar Gnome 3.28.

Me rëndësi është integrimi i formatit Snapcraft, një format instalimi për aplikacione në të gjitha platformat Linux.

Ubuntu vendosi për driverin Wayland në Ubuntu 17.10 por e ktheu pas këtë vendim për të shkuar tek X.org për 18.04.

Ndryshimet e brendshme të 18.04 LTS kryesisht vlejnë për serverat. Nga një pikëpamje e përgjithshme, jemi me të vërtetë të impresionuar me përdorshmërinë dhe shpejtësinë e versionit më të fundit LTS. /PCWorld Albanian