Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rregullisht Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Botimi i fundit paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt 2017.
Sipas raportit, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM42017 ishte 503.1 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM4 2017, totali i përgjithshëm ishpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnëformimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.