Deputetët Refuzojnë të Marrin Pjesë në Votim për Turqit e Deportuar

E publikuar: 16/04/2018 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdimin e seancës plenare, ku u propozua që në rend dite të hyjë themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për depërtimin e gjashtë shtetasve turq, ani pse në sallë kishte kuorum, deputetët nuk morën pjesë në votim.

“E përsërisim votimin për të tretën herë. Vetëm 59 deputetë kanë votuar”, tha kryesuesi Xhavit Halili.

Në momentin e votimin në sallë ishin prezentë 67 deputetë, nga ta 59 morën pjesë në votim, ku 58 ishin për dhe 1 abstenim.

“Nuk ka vendim”, tha Haliti.

Propozimi i GP LDK për të futur në rend dite themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për depërtimin e gjashtë shtetasve turq.

Para pauzës kishte dilema se kush duhet ta kryesojë këtë komision, për të cilin shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se janë dakorudar me shefat e grupeve parlamentare që komisioni të përbëhet nga 11 anëtarë.

Më pas, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu sqaroi dilemën e deputetëve.

“Kryesimin nuk mund ta bëjë grupi parlamentar iniciues (LDK) apo partitë në pushtet (PDK, AAK, Nisma dhe komunitetet). Sipas saj kryesimin e komisionit hetimor mund ta bëjë Vetëvendosje ose GDP”, tha Haxhiu.

Ndërsa sipas sa, zëvendës kryesuesi caktohet me propozim të grupit iniciues (LDK).

Seanca plenare po vazhdon me vërejtjet e deputetëve për procesverbalet nga seancat e mëparshme./kallxo.com/