Genius, bazës e madhe e të dhënave teksteve të këngëve dhe njohurive muzikore, po lançon versionin e vet të “stories”, formatin e shpërndarjes së shkurtër të Snapchat dhe Instagram që është përhapur me shpejtësi në një numër të madh vendesh dhe aplikacionesh, përfshirë Facebook, Skype, dhe madje edhe Google.
Produkti i ri i Genius i quajtur ‘”Song Stories”, kombinon intervistat e artistëve të Genius me përmbajtjen e YouTube si regjistrimet e koncerteve, klipet muzikore dhe listat muzikore. Ndërsa përdoruesit kalojnë nëpër histori, ata do të shohin llojin e detajeve të përtej-muzikës për të cilën Genius është i njohur, por në një format më interaktiv.
Nëse tashmë jeni të njohur me Story-n e Instagram ose Stories në Snapchat, ju do të gjeni edhe Story të këngëve të cilat janë shumë lehtë për t’u përdorur.
Ndërsa dëgjoni këngën, do të keni mundësi t’i shikoni Story-t automatikisht, duke u sinkronizuar në mënyrë të përshtatshme me muzikën. Gjithashtu do të jeni në gjendje për të hyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmbajtjen shtesë të YouTube. Bashkëpunimi midis Genius dhe YouTube është i dukshëm, duke pasur parasysh planet e YouTube për të nisur një shërbim të ri abonimi të rinovuar në një të ardhme të afërt.
Një integrim më i thellë me Genius mund të jetë një avantazh konkurrues për YouTube. Edhe pse asgjë nuk u njoftua në terma konkretë për një produkt të YouTube, ky lançim sinjalizon një marrëdhënie më të afërt dhe produktive midis dy kompanive – pavarësisht faktit se Genius tashmë punon me konkurrentin e YouTube Music, Spotify, për të fuqizuar funksionin e saj “Behind the Music”. /PCWorld Albanin

















