Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar nga Drenasi pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media