Microsoft do të emërtojë përditësimin e parë madhor të 2018-ës “Spring Creators Update” shkruante një përdorues i rrjetit social Twitter ditën e Enjte.
Konkretisht ndërtimi 1803 do të jetë versioni final i këtij përditësimi madhor.
Pesë versionet madhore të Windows 10-ës Microsoft i ka emëruar në formatin vvmm, një format i cili përkon me kohën e debutimit.
Microsoft e filloi me 1607, Përditësimi i Përvjetorit ndjekur nga i Krijuesve 1703, dhe më pas i Krijuesve të Vjeshtës 1709.
Çdo vit Microsoft lëshon dy përditësime, një në periudhën Mars-Prill dhe një tjetër në Shtator-Tetor.
Finalizimi i Redstone 4/Spring Creators Update pritet të ndodhë këtë muaj dhe të debutojë tek përdoruesit në Prill të 2018-ës.
Megjithatë drejtuesit e kompanisë ende nuk kanë konfirmuar Redstone 4 e as debutimin e tij. /PCWorld Albanian