Njerëzit që shikojnë rregullisht porno po e rrezikojnë shëndetin e trurit të tyre

E publikuar: 05/02/2018 06:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit që shikojnë porno në internet po e rrezikojnë shëndetin e trurit të tyre – pasi mund të shkaktojë dhimbje serioze koke, thonë neurologët tajvanez.

Skanimet e trurit të një burri 40 vjeç i cili shikonte rregullisht porno, treguan për aktivitet më të madh në zona e trurit që janë të lidhura me dhimbje, sesa në ato të lidhura me aktivitet seksual, transmeton Gazeta Express.

Një teori është se në disa njerëz, shikimi i pornografisë mund të rrisë ndjeshmërinë e nervave që pastaj mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në tru duke shkaktuar kështu dhimbje.