Ja si ta mbani pastër zonën intime dhe t’i parandaloni infeksionet

E publikuar: 01/02/2018 05:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ja disa këshilla të vlefshme se si ta mbani të pastër zonën intime dhe të parandaloni shfaqjen e infeksioneve:

Mbajeni gjithmonë të pastër zonën intime duke u depiluar.

Lahuni çdo ditë me ujë të pastër e të bollshëm.

Kujdes zonën midis hapjes vaginale dhe anusit, sepse mund t’i bashkangjiten infeksionet apo bakteret.

Përdorni të brendshme pambuku.

Mos përdorni sapunë të fortë antibakterialë, sepse mund të shkaktojnë tharjen e zonës përreth dhe heqjen e baktereve të dobishme.

Shpëlahuni me ujë kamomili 2-3 herë në javë.