Rreth gjashtë vjet pritën që t’iu ndërtohet objekti i ri komunal.
Por, tani kur zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës kanë filluar zhvendosjen nga godina ku ishin me qira, kanë hasur në një telashe.
Ndërtesa e financuar nga Komisioni Evropian me rreth 600 mijë euro nuk po i zë, njofton Klan Kosova.
Bile, në objektin e ri, edhe zyret kanë renditje tjetër, gjë që nuk pëlqehet nga stafi./GazetaExpress/