Uganda do të lançojë versionet e saj të Facebook dhe Twitter

E publikuar: 09/01/2018 01:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një qëndrim zyrtar kontrovers, Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike të Ugandës tha se po punonin në versionet e tyre të Facebook dhe Twitter.

Godfrey Mutabazi tha se një investitor do të kujdes për të sjellë rrjetin social në jetë.

“Sapo qaseni në internet, së pari shkoni në Amerikë për të gjetur përmbajtje. Por nëse kemi përmbajtjet tona, shërbimi do të jetë edhe më i lirë,” ishte shprehur Muzabazi.

Ndërsa argumenti i tij për të ofruar përmbajtje lokale është i pranueshëm, një rrjet social shtetëror padyshim nuk është ai që kushdo do të dëshironte.

Firewall-i i Madh i Kinës na tregon mese miri se çfarë ndodh kur qeveria ka influencë dhe kontroll direkt mbi platformat dixhitale të përdorura nga qytetarët.

Kjo lëvizje mund të shihet edhe si një mënyrë për qeverinë e Ugandës për të monitoruar dhe censoruar përdoruesit në këto platforma sociale. /PCWorld Albanian