Më 6-7 Shkurt kryeqyteti Bullgar Sofja mirëpret konferencën ndërkombëtare në fushën e telekomunikacionit ICU.
Themeluar në 2016-ën, ICU organizon disa konferenca ndërkombëtare në vend të ndryshme të botës me lojtarë të rëndësishëm në fushën e telekomunikacionit, telekomëve, qendrave të të dhënave, teknologjive mobile, IoT dhe marketingut dixhital.
Këtë vit do të organizohen katër aktivitete, konkretisht në Sofja më 6-7 Shkurt, Hong Kong më 10-11 Prill, Helsinki më 5-6 Qershor dhe Amsterdam më 26-27 Shtator.
Më 6-7 Shkurt, ICU Sofia synon të adresojë disa prej sfidave që përballen individët dhe bizneset në epokën e transformimit dixhital.
Me vizionin e një platforme ku liderët e industrisë mund të takohen, ICU është vendtakimi i ideve të reja, strategjive dhe diskutimeve rreth kursit që bizneset e telekomunikacionit duhet të ndjekin në dekadën e ardhshme.
Axhenda e 2018-ës do të adresojë disa prej problematikave që përballen tregjet sot. Folës nga operatorët të shquar, qendra të dhënash, OTT e shumë kompani të tjera do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në mënyrën e përdorimit të teknologjive të reja për të zhvilluar modelet e biznesit.
Mbi 300 pjesëmarrës nga më shumë se 130 kompani dhe 45 vende të botës pritet ti bashkohen ICU Sofia 18.
Aktivitetit do ti bashkohen emra nga kompanitë e telekomunikacionit, konektivitetit dhe rrjeteve, përmbajtjeve, medias dhe OTT, të internetit dhe qendrave të të dhënave, IXP dhe teknologjisë së informacionit.
Më 5 Shkurt ICU Sofia hap siparin me diskutime rreth trendeve në 5 vitet e ardhshme për kompanitë e telekomunikacionit si dhe transformimi që po pëson kjo industri nga IoT.
Më 6 Shkurt konferenca diskuton Revolucionin e Katërt Industrial, të ardhmen e internetit dhe Ekonominë Empatike.
Më 7 Shkurt diskutimet përqendrohen rreth Transformimit Dixhital të Qendrave të të Dhënave dhe Adresimit të Sfidave të Sigurisë Kibernetike në një Botë të Lidhur.
Folës nga Google, SAP, Telekom Austria, Turk Telekom, Vmware, Telstra. PCW Global, Orange, Deutsche Telekom e shumë kompani të tjera të mirënjohura do ti bashkohen konferencës. /PCWorld Albanian