Bashkëthemeluesi i Uber Technologies Travis Kalanick, i cili u largua nga pozicioni i tij ekzekutiv në Qershor, do të shesë 1/3 e 10% të aksioneve që zotëron në kompani për 1.4 miliard dollar raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Shitja e aksioneve nga Kalanick vjen menjëherë pasi një konsorcium i udhëhequr nga grupi SoftBank bleu 17.5% të aksioneve të kompanisë.
Marrëveshja e SoftBank vlerësonte Uber me 48 miliard dollarë, 30% më pak sesa vlera reale prej 68 miliard dollarësh.
Megjithatë konsorciumi ka planifikuar një investim prej 1.25 miliard dollarësh.
Kalanick kishte ofruar të shiste gjysmën e aksioneve të tij, por limiti i vendosur nga SoftBank detyroi atë të shiste vetëm 29% të tyre.
Ishte ekzekutivi i Uber zotëron 10% të kompanisë, që do të thotë se shitja e aksioneve të tij do të lironte 2.9% të tyre. /CIO Albanian