Shërbimi i përmbajtjeve muzikore Spotify, i cili aplikoi për daljen në bursë pranë autoriteteve Amerikane ditën e Mërkure, sot tha se ka 70 milion abonentë me pagesë.
Spotify, kompani e cila vlerësohet me 19 miliard dollar, synon të dalë në bursë në gjysmën e parë të 2018-ës.
Kompania ofron shërbimin më popullor në botë të dëgjimit të muzikës duke lënë pas Apple dhe Amazon si dy rivalët kryesorë.
Në Shtator Apple tha se kishte 30 milion abonentë me pagesë të Apple Music.
Pak ditë më parë kompania u godit me një padi në gjykatë të cilën nëse e humbet do të detyrohet të paguajë 1.6 miliard dollarë dëmshpërblim. /PCWorld Albanian