Spotify goditet me një padi 1.6 miliard dollarëshe

E publikuar: 03/01/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania pas aplikacionit të shquar të muzikës u godit me një padi prej 1.6 miliard dollarësh për shkeljen e të drejtave të autorit nga Wixen Music Publishing.

Wixen, shtëpia muzikore e cila ka licencën e këngëve si “Free Fallin,” “Light My Fire” dhe këngë nga Stevie Nicks kërkon 1.6 miliard dollar dëmshpërblim.

Spotify kishte dështuar në marrjen e një licence nga Wixen e cila do ta lejonte kompaninë të riprodhonte dhe shpërndante këngët.

Wixen gjithashtu thotë se Spotify ka shitur punën e saj tek një palë e tretë, Harry Fox Agency.

Spotify ende nuk ka komentuar padinë. Në Maj kompania ra dakord të paguante 43 milion dollar në një tjetër çështje kur kishte shkelur të drejtat e autorit.

Kompania synon këtë vit të dalë në bursë dhe në muajt e fundit vlera e Spotify është rritur me 20% në 19 miliard dollar. /PCWorld Albanian