Do duhej të ruante shtëpinë, frikësohet nga reflektimi në pasqyrë (Video)

E publikuar: 28/12/2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labradoodle është qeni që do duhej të ruante një shtëpi në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, por ka frikë prej reflektimit në pasqyrë.

Momenti kur e ka parë vetën për herë të parë, ka menduar se para i është shfaqur ndonjë rival dhe përpiqej ta largonte duke e goditur me putra, transmeton Telegrafi.

“Sikur t’ia besoja shtëpinë Labradoodle, do ikte sapo të dëgjonte se dikush ka hyrë brenda”, shkruan pronarja në përshkrimin e videos.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë pëlqyer shumë nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, që i kanë shpërndarë me shpejtësi. /Telegrafi/