Ato janë irrituese dhe bëjnë që dita të mos na ecë mirë.
Ka disa arsye pse ju mund të keni dhimbje koke që në mëngjes.
Ato vijojnë si më poshtë:
Nuk keni fjetur mjaftueshëm
Keni fjetur tepër shumë
Keni pirë alkool natën e kaluar
Keni gërhitur gjatë natës
Nuk e keni pirë ende kafenë që e pini çdo ditë herët në mëngjes
Jeni në depresion
Por si mund t’i kaloni këto dhimbje koke:
Një kafe, një dush i ftohte apo një ecje e lehtë mund të ndikojnë që dhimbja e kokës të eliminohet. Por nëse dhimbja e kokës është diçka që ju ndodh vazhdimisht atëherë duhet të konsultoheni domosdo me një mjek.

















