Interesi i Facebook nga videove në rrjetin social nuk është diçka e re dhe përkushtimin ndaj tyre e tregoi mesë miri në konferencën VidCon gjatë verës.
Ky përkushtim u afirmua edhe më tej kur rrjeti social prezantoi të Enjten një aplikacion të ri për krijuesit e videove të cilët do të mund të ndërtojnë dhe menaxhojnë komunitetet e tyre.
E thënë ndryshe rrjeti social do të ndihmojë krijuesit të menaxhojnë prezencën e tyre në platformës dhe aplikacioni do të shërbejë si një destinacion qendror ku mund të përfitojnë resurset e nevojshme për të zgjeruar audiencën dhe ofertat e tyre.
I quajtur Creator, kompania e përshkruan si një one-stop-shop për krijuesıt që duan ti dërgojnë pasionet e tyre në një nivel tjetër.
Krijuesit mund të krijojnë video origjinale, të transmetojnë live me funksione ekskluzive dhe të lidhen me komunitetin e tyre me anë të telefonit.
Shërbimi dhe aplikacioni i ri është ndërtuar për të tërhequr krijuesit e Youtube drejt rrjetit social.
Facebook ka ndërtuar edhe një uebsajt për krijuesit ku ofron disa ide për krijimin e videove sa më tërheqëse.
I disponueshëm për individët dhe faqet, Facebook Creators debuton në iOS në ditët në vijim dhe në Android “në muajt në vijim.” /PCWorld Albanian