Bitcoin u vlerësua ditën e sotme me 7,997 dollar sipas busrës Bitstamp, një rritje e cila ushqye nga bisedimet që po mbahen për një përditësim softueri i cili mund të ndajë monedhën në dy versione.
10 ditë më parë një pjesë e komunitetit të bitcoin u tërhoq nga projekti SegWit2X.
Liderët e tij, ku përfshihen figura të njohura si CEO i Xaxpo Wences Casares dhe themeluesi i fabrikës së prodhimit të monedhave virtual Bitmain, lajmëruan se kishin vendosur të anulonin projektin si rezultat i mungesës së konsensusit në komunitetit e bitcoin.
Në e-mail-in e tyre, avokatët e SegWit2X thanë se ende besojnë që bitcoin ka nevojë për një ridizajnim të bitcoin për të akomoduar blloqe më të mëdha transaksionesh.
Shpresat e SegWit2X mund të vijonte më tej u shtuan nga një njoftim i publikuar nga Coinbase, kompania më e madhe në botë e bitcoin me operacione në 32 shtete.
“Bitcoin SegWit2X pritet të implementohet në gjashtë orët e ardhshme,” shkruhej në një njoftim të Coinbase.
Bitcoin ra javën e kaluar në 5,555 dollar pas anulimit të projektit në fjalë. Por që nga dita e dielë u rritë me 40% pas lajme pozitive që erdhën.
Në një postim në blogun Medium.com, drejtori i komunikimit pranë Coinbase tha se projekti mund të mos implementohet nga mbështetja e pakët që gëzon.
Coinbase tha se do të hape një shërbim për ruajtjen e bitcoin quajtur Coinbase Custody, për fondet që duan të investojnë në monedha dixhitale. /PCWorld Albanian