Katër përfaqësuesit e katër subjekteve politike, Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja, Besnik Bislmi nga VV-ja, Abelard Tahiri nga PDK-ja dhe Blerim Kuçi nga AAK-ja kanë vënë bast në “Rubikon” të KTV-së për raundin e balotazhit që do të mbahet më 19 nëntor.
Muhaxheri dhe Bislimi kanë vënë bast për garën e Prishtinës, ndërsa Tahiri e Kuçi për garën në nivel vendi.
Bastet e dakorduara të tyre janë si në vijim:
– Gazmend Muhaxheri: Arban Abrashi fiton në Prishtinë me diferencë deri në 3000 vota kundrejt Shpend Ahmetit
– Besnik Bislimi: Arban Abrashi merr më pak vota se në raundin e parë, Shpend Ahmeti fiton, PDK-ja e bart Jerusalemin në Skënderaj
– Abelard Tahiri: PDK-ja qeverisë me 10 komuna (përfshirë Skënderajn)
– Blerim Kuçi: AAK-ja qeverisë me shtatë komuna