Qëndrimi, temperatura, lëvizjet, shprehitë, zëri…të gjitha këto pësojnë ndryshime që, nëse zgjasin në kohë, bëhen të qëndrueshme.
Do t’ju tregojmë më poshtë se ç’ndryshime konkrete pëson trupi kur perjetojmë emocione të ndryshme…
Temperatura e trupit
Kur jemi të lumtur: Rritja e temperaturës përfshin të gjithë trupin. Në rastet e lumturisë apo dashurisë temperatura përqendrohet në pjesën e sipërme të trupit, shkruan Living.al.
Kur jemi të trishtuar: Kemi ulje të temperaturës, sidomos në pjesën e gjymtyrëve. Në rastet e depresionit, temperature ulet gradualisht.
Pozicinimi dhe lëvizjet e trupit
Kur jemi të lumtur:
1. Në situatat e gëzuara janë të shpeshta lëvizjet e gjymtyrëve.
2. Kemi tendencën të ngremë kokën lartë.
3. Shpatullat janë të çlodhura dhe qëndrojnë drejtë.
4. Qafa është e çliruar
5. Në përgjithësi, kemi tendencën të bëjmë lëvijze të shpejta e të shkurtra.
Kur jemi të trishtuar:
1. Në situate të trishtuara, trupi ka tendencën të qendrojë I mbledhur.
2. Koka fillon të ulet drejt gjoksit.
3. Shpatullat mblidhen ndërsa qafa krijon lëvizje të pakontrolluara
4. Në përgjithësi, ka ngadalësim të lëvizjeve të trupit.


















