Prokuroria: S’ka prova në rastin Rikalo, policia të mbledhë informata

E publikuar: 01/11/2017 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme, transmeton infosot.

Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri.